Policia po heton ekzistimin e një punëtorie për falsifikimin e parave në rajonin e Tetovës. Sipas “Alsat” brenda grupit hetimorë bëjnë të ditur se paratë e kapura të falsifikuara më 27 janar në një kazino të Kumanovës, krijojnë pista hetimi në rajonin e Tetovës ku dyshohet për një punëtori e cila jo pak bankënota ka lëshuar në përdorim.
Informacionet e fundit të cilat po i përpunon policia lidhen me ngjarjen e 22 janarit, kur pak minuta para mesnate personat e dyshuar nga Kumanova kanë marr një shumë parash nga një person në afërsi të pikës pagesore në Zhelinë. Para ka marr edhe një shtetas nga Kosova identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i njohur për policinë.
E gjitha që i është thënë policisë është fakti se paratë janë marr nga një person me veturë të tipit Audi rreth orës 22:00 në afërsi të Tetovës. Në treg janë lëshuar kryesisht bankënota 50 dhe 100 euro.
Të njëjtat janë përdorur në harxhimet e përditshme si: restorante, kafene, qendra tregtare dhe kazino. Subjektet të cilat kanë pranuar shumën e parave gjithashtu janë vendosur nën hetimin e policisë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se disa kazino po hetohen për shkak të marrjes së parave të falsifikuara dhe për më tepër valutave euro. Më 27 janar në Kumanovë u arrestuan dy shtetas për lëshimin në qarkullim të parave të falsifikuara. Në veturën e një 43 vjeçari të arrestuar janë gjetur edhe 11 bankënota, ndërsa paraprakisht ishte konstatuar se i njëjti në shoqëri të një 32 vjeçari kanë lëshuar në përdorim një shumë të konsiderueshme të parave të rrejshme, vlerë e cila sipas policisë arrijnë në 80 mijë denarë.
Sipas Kodit Penal, përpunimi, lëshimi dhe përdorimi i parave të falsifikuara dënohet nga 1-10 vite burg, ndërsa në masë efektive përfshihet edhe personi fizik apo subjekti i cili ka pranuar të njëjtat dhe nuk i ka denoncuar./Alsat/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...