Policia ka përdor dhunë fizike ndaj 21 vjeçarit nga Sllupçani, që ngriti flamurin shqiptar në Kumanovë.
Ekzistojnë dyshime se ai është rrahur nga policia edhe gjatë arrestimit, por edhe pas arrestimit.
Po ashtu ekzistojnë informacione se dhunë fizike është përdorur edhe ndaj shokut të tij 15 vjeçar, informon gazeta Lajm.
Policia nuk konfirmon këto informacione.
Luank Kadriu 21 vjeçar, bashkë me një shok tjetër nga Sllupçani kanë ngritur flamurin shqiptar në një shtizë gjigante në sheshin e Kumanovës, prej ku paraprakisht e kanë hequr flamurin maqedonas.
Gjykata u ka caktuar atyre 8 ditë paraburgim, ndërkohë që në opinionin shqiptar vazhdojnë polemikat pro dhe kundër këtij veprimi.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...