Google ADS

Policia në Shkup sanksionon 400 vozitës, 65 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë

14:49 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion në territorin e Qytetit të Shkupit policia ka shqiptuar gjithsej 400 sanksione mes të cilëve 65 për shpejtësi të tejkaluar të lëvizjes, ndërsa ndaj 47 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Policia ka regjistruar edhe 14 shkelje nga vozitës të cilët kanë kaluar në semafor të mbyllur, 28 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë, 15 çiklistë, ndaj 51 është shqiptuar masë për parkim jo të rregullt, 48 automjete janë larguar nga “karrotreci” dhe 36 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Apelojmë deri te qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit që të rrisim sigurinë në trafik”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme