Policia në Shkup gjobit 401 shoferë

12:43 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

MPB gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit gjatë ditë së djeshme janë shqiptuar 401 gjoba, edhe atë 24 për mospasje të lejes së vozitjes, 110 për tejkalim shpejtësie, 18 automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara, 21 motoçiklistë, 120 gjoba për parkim jo të rregullt, 82 automjete janë ngritur me automjetin ‘karoteci”, thonë nga MPB.

Pa ashtu nga MPB bëjnë të ditur se janë dënuar edhe 69 shoferë për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga policia sqarojnë se kontrollet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme