Drogë, shtetase të huaja me qëndrim të parregullt, mos dhënie të llogarive fiskale, sigurim pa licenca.
Kjo është gjendja në të cilën kanë hasur policia, inspektorë të DAP-it dhe Inspektoratit shtetëror të tregut gjatë aksionit të mbrëmshëm nëpër restorante, kafene dhe diskoteka në Tetovë dhe Gostivar. Në këto dy qytete janë kryer kontrolle në gjithsej 31 objekte hotelierike, ku ndaj 19 prej tyre është shqiptuar masa e ndalimit të veprimtarisë në afat prej 15 deri 30 ditë.
Janë arrestuar gjithsej 26 persona, prej të cilëve 16 shtetas të Maqedonisë për shkak të posedimit të lëndës narkotike dhe mos-posedim të dokumentacionit për identifikim personal dhe 10 shtetase të huaja, prej të cilave 9 nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Malit të Zi, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik në Maqedoni dhe akomodim të parregullt në vendin tonë -deklaroi Laze Velkovski, drejtor i BSP-së.
Gjithashtu aksion në lokalet e natës ka pasur edhe në Prilep dhe Manastir, por nuk janë gjetur shkelje më serioze të ligjit. Në aksion kanë marrë pjesë pjesëtar të disa njësiteve, mes të cilëve edhe policia kundër krimit dhe njësiti special.
Ne në të gjitha këto objekte nuk u futëm me pjesëtarë nga reparti për operacione speciale policore, por me pjesëtar nga reparti për operacione speciale policore futemi aty ku në bazë të analizës paraprake të sigurisë, konstatohet dhe vërtetohet se siguria është e rrezikut të lartë – tha Laze Velkovski, drejtor i BSP-së.
Megjithatë, gjatë bastisjeve të mbrëmshme nuk është konstatuar shkelje e rendit dhe qetësisë publike. Policia mbrëmë ishte aktive edhe në Veles, Kavadar dhe Negotinë ku ndalonte vozitës në gjendje alkooli. Nga gjithsej 232 shofer të testuar, tek 29 prej tyre është vërtetuar prezenca e alkoolit. Fundjavën e kaluar kontrolle të ngjashme kishte edhe në Shkup. MPB dhe DAP kontrolluan gjithsej 24 objekte hotelierike, nga të cilët 13 janë mbyllur përkohësisht, ndërsa tek 102 vozitës është vërtetuar prezenca e alkoolit. Nga MPB paralajmërojnë se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...