M.B po shkonte me një koleg të tij në Strugë për të argëtuar dasmorët. Ai i bie darabukës, ndërkaq kolegu i tij tupanit.
Teksa po kalonin në kufirin në Han të Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë, ai kishte nxjerrur letrën poseduese për instrumentet e tyre në institucionet kosovare. Ndonëse aty shkruhet se ‘këto mjete dalin përkohësisht jashtë shtetit’, kjo nuk kishte mjaftuar për policin maqedonas. Ai kishte kërkuar 20 euro në mënyrë që t’i linte të kalonin, shkruan gazetametro.net.
M.B i ka rrëfyer gazetametro.net se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Siç thotë ai, polici maqedonas kishte ngulur këmbë që nuk do t’i lejonte të kalonin po që se nuk paguajnë 20 euro. Këtë gjë, M.B e quan plaçkitje që policia maqdone ua bën kosovarëve.
‘Kemi nxjerrur letrën e cila tregon se mjetet do të kalojnë përkohësisht, por polici maqedon na kërkonte 20 euro që ta kalonim’, i tregon Metros, M.B.
Për këtë, ai rastin e ka lajmëruar edhe në Policinë dhe Doganën e Kosovës sot teksa po kthehej. Metro ka kërkuar informacion nga policia, por ata kanë thënë se është problem meqë ky rast ka ndodhur jashtë territorit të Kosovës.
Po ashtu, M.B për rastin është ankuar edhe në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni. Ai u ka kërkuar që ta ngrisin këtë çështje, duke shpresuar se ambasada do të veprojë për këtë çështje
‘Ju lutem si Ambasadë të merrni masa ndaj kësaj plaçke që e bëjnë për kosovarët sa herë që hyjnë në Maqedoni. Qytetarët kosovar po ndëshkohen në mënyrë të paligjshme dhe krejtësisht idioteske nga ana e maqedonëve. Besoj se kërkesa ime do të gjejë mirëkuptim nga ana e juaj’, i ka shkruajtur M.B, Ambasadës së Kosovës në shtetin fqinj.
Ndryshe, Metro mëson se ky nuk është rasti i vetëm, pasi edhe i njëjti person ka rastisur edhe disa herë në këso kërkesa nga policia maqedone, e po ashtu edhe disa qytetarë të tjerë kanë adresuar ankesën e njëjtë.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë