Policia ka arrestuar një person gjatë protestave të mbrëmshme në Shkup

20:28 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Policia e Maqedonisë informon se gjatë protestave të djeshme në Shkup, ku protestuan disa organizata maqedonase për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, është arrestuar një person, tek i cili janë gjetur koktej molotovi.

MPB-ja gjithashtu informon se në protestat e djeshme , është lënduar një polic, i cili ka siguruar selinë e BE-së në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Disa persona kanë hedhur gurës në drejtim të zyrës së BE-së, me çka është goditur një zyrtar policor në krahun e majtë”, thonë nga policia.

Përndryshe, mbrëmë gjatë protestave ka pasur edhe incidente të ndryshme, ku u dogjën flamujt shqiptar dhe ai grek.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme