Google ADS

Policia gjen të vdekur shtetasin e Turqisë në Debresh të Gostivarit

22:54 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Një burrë i moshës madhore nga Republika e Turqisë dje rreth orës 15:35 është gjetur i vdekur në fshatin Debresh të Gotivarit.

Nga policia informojnë se personi ka ndërruar jetë në shtëpi në pronësi të 50 vjeçarit Sh.S, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga mjeku pranë Qendrës Mjekësore Gostivar është konstatuar vdekja. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dhënë në autpsi”, thonë nga MPB-ja.

Hetimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme