Organizatorët e “paradës së krenarisë” që duhet të bahet javën e ardhshme në Shkup, bashkërisht me zëdhënësin e MPB, deklaruan se pjesëmarrësit e policisë do të angazhohet maksimalisht.
“MPB i ndërmerr të gjitha masat që të garantojë qetësinë dhe rendi publik. Secila përpjekje e dhunës do të sanksionohet”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koço Andonovski nga “Skopje pride”, tha se presin diku rreth 200 dhe 500 pjesëmarrës në paradë, që është numri i shkëlqyer ndërsa në paradën fjalime do të kenë ministrja Mila Carovska dhe persona të tjerë. Në manifestim do të jenë disa DJ, Tamara Todevska dhe artistë tjerë të estradës maqedonase.
Antonio Mihajllov nga organmpizata “Skopje pride”, tha se kanë përkrahjen e ministrave dhe deputetëve, dhe presim mbështetja nga shtetet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Nga vendet e rajonit, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina deri tani nuk kanë mbajtur paradën e krenarisë.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...