Policia Financiare njofton se sot ka kryer kontroll në Komunën e Tetovë për sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Policia Financiare tashmë disa muaj mbledh të dhëna dhe vepron sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drejtoria e Policisë Financiare në punën e saj të rregullt procedon pa selektivitet dhe paanshmëri, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe udhëzimet e marra nga Prokuroria.
Përderisa rasti është në procedure parahetimore, për shkak të parimit të fshehtësisë, në këtë moment nuk do të mund të ndajmë më shumë informacione relevante dhe ju lusim që të mos keqpërdoret dhe përdoret për qëllime politike”, shkruhet në kumtesën me shkrim të policisë financiare.
Për këtë më herët reagoi edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili këtë veprim të Policisë Financiare e quajti si presion politik.
“Sot para se të vij këtu më vizitoi Policia Finaciare me pretekst të kontrollimit të disa lëndëve të ish kryetarit të Tetovës, Sadi Bexheti të para 8 viteve. Pra nuk kanë pasur kohë brenda 8 viteve deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës që t’i procedojnë këto lëndë.
Në momentin kur Bilall Kasami vjen në krye të Tetovës edhe me gjithë problemet tjera që m’i kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Finaciare dhe unë vlerësoj se është presion politik”, deklaroi Bilall Kasami./Telegrafi/
Miku i madh i shqiptarëve bëhet drejtor i CIA-s
Xuxi: Zemra po më plas – Driloni i qëndron pranë
Deklarimet për nënën e Xhenetës, Xuxi i bie pishman dhe mend...
Parashikimi i motit në Shqipëri, Reshje shiu në disa zona
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale – Benjamin Ime...