Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzime penale kundër drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizjes, Lidija Dimova dhe kundër pronarit të Kompanisë për Tregti dhe Shërbime V.E.Z. Trejd, Zoran Zlatkovski.
Kallëzime penale janë ngritur gjithashtu kundër A.G., këshilltarit të jashtëm dhe kundër A.P. arkëtarit të Agjencisë për Programet Evropiane të Edukimit dhe Lëvizjes.
Dyshohet se ato kanë shkaktuar dëm në shumën totale prej 25.334.543.00 denarë.
Ata akuzohen për veprën penale “abuzim të pozitës dhe detyrës zyrtare”, “mashtrim në dëm të fondeve të Komunitetit Evropian”, “bashkëpunim” dhe “punë të papërgjegjshme”./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...