Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së Tetovës. Alsat mëson se në shënjestër të Policisë financiare janë disa lëndë që lidhen me kohën kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti, kuadër i PDSH-së.
“Sot para se me ardhë këtu më vizitoi policia financiare me pretekst të disa lëndëve të ish kryetarit Sadi Bexheti, të para disa viteve, pra nuk kanë pasur kohë deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare. Por vijnë në momentin kur Bilall Kasami është kryetar i komunës Tetovës. Me gjithë problemet tjera që mi kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Financiare, dhe unë vlerësoj se bëhet fjalë për presion politik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunë së Tetovës./alsat.mk/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...