Ueb faqet e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit tashmë katër ditë nuk punojnë pasi janë shënjestër e një sulmi të hakerave. Kush, si dhe pse i ka sulmuar faqet e internetit të këtyre dy ministrive, policia ende po heton.
“Sa u përket sulmeve në faqet e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ju informojmë se menjëherë pas pranimit të denoncimeve, po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.
Paralelisht me hetimin policor, situata po monitorohet nga prokuroria.
“Prokuroria Publike monitoron me kujdes të gjitha informacionet që lidhen me këtë rast, por edhe raportet e tjera të ndërhyrjeve në faqet e internetit të institucioneve shtetërore, dhe nëse identifikohen elemente të veprës penale, do të veprojë në përputhje me kompetencat e saja”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Sulmet e hakerave në faqet e internetit të ministrive të shëndetësisë dhe arsimit pasuan pasi hakerët sulmuan faqen e internetit të KSHZ-së në ditën e zgjedhjeve. Sulmi pamundësoi publikimin e numrave të parë jozyrtarë në faqen e internetit. Nga Prokuroria thonë se është duke u bërë një analizë e sistemit kompjuterik të komisionit – analizë që duhet të tregojë nëse ka elemente të veprës penale por edhe autorët e kësaj vepre.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...