Policia e Maqedonisë së Veriut e përforcon sigurimin e kufirit me Greqinë

15:50 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Pas informatave se qindra emigrant nga kampi i emigrantëve në Selanik janë drejtuar kah kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kompetentët thonë se situata është nën kontroll dhe se vendi është i përgatitur të përballet me sfidë eventuale nga vala e re e emigrantëve.

Policia e Maqedonisë së Veriut e ndjek situatën e kufirit greko-maqedonas dhe për momentin situata është nën kontroll, tha ministri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas informatave se qindra emigrant nga kampi i refugjatëve në Selanik janë drejtuar kah kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriuttransmeton portalb.mk.

“Përmes planeve të veçanta tashmë është përforcuar sigurimi i kufirit shtetëror mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për 1200 deri 1500 emigrant, tani për tani kolegët nga Greqia e kontrollojnë atë numër, por gjithsesi se ne kemi obligim të jemi të përgatitur dhe ta mbrojmë kufirin dhe mundësia eventuale për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ministri Spasovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme