Google ADS

Policia e Maqedonisë arreston një person që e kërkonte shteti gjerman dhe Interpoli

18:33 | 24 Nëntor 2020
A. B.

Policët nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor sot pasdite në rrugën ‘Manapo’ në Shkup arrestuan S.H (44) nga Boizenburgu i Gjermanisë.

Personi në fjalë kërkohet nga Gjermania për të vuajtur burgimin për mbi shtatë vjet për vepra penale të mashtrimit dhe skema piramidale si dhe për tregti me drogë dhe falsifikim.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë arrestimit, te S.H janë gjetur katër pasaporta të shtetasve gjerman dhe lëndë tjera, ndërsa me të janë gjetur edhe dy adoleshente, të cilat policia gjermane i ka ka shpallur persona të humbur.

Njëra është e bija e të arrestuarit, për të cilën nëna e saj e ka paraqitur si të humbur në Gjermani, ndërsa këto persona Interpoli i kërkon që nga 22 shkurti i vitit 2018./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme