Është gjetur automjeti me të cilin ishte shkelur fëmija katërvjeçar në Strumicë dje në orën 17.35, ndërsa shoferi është në arrati, bëri të ditur mbrëmë vonë zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska.
“Nga ana e nëpunësve policorë automjeti është gjetur dhe është në qarkun e SPB-Strumicë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit”, tha Rendevska.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Nikolla Teslla” në Strumicë, ndërsa lëndime të rënda ka marrë një fëmijë katërvjeçar.
Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore Strumicë për shkak të karakterit të lëndimeve fëmija është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup./alsat
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç