MPB në Maqedoni të Veriut bën të ditur se pak para mesnatës policia ka arrestuar një vjedhës në një xhami të Resnjes.
Nga MPB bëjnë të ditur se personi është ndaluaa në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj tij.
“Me datë 03.03.2023 në ora 23:25 në Resnjë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Resnjë e kanë privuar nga liria M.F.(68) nga Manastiri. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në rrugën “Tashe Miloshevski”, ku ka hyrë me përdorim të forcës dhe mjetit të përshtatshëm dhe ka marrë para. Paratë iu gjetën dhe iu kthyen personit përgjegjës në xhami”, thonë nga MPB.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë