Policia arreston një person në Aerodrom, fotografoi votën

13:44 | 21 Prill 2019
A. B.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka regjistruar dy raste të fotografimit të fletës së votimit në Aerodrom dhe Krivogashtani. Personi që u kap duke fotografuar votën në Aerodrom, tashmë është arrestuar, ndërsa rrethanat e rastit të dytë të fotografimit të votës në Krivogashtan, tek po hetohen.

MPB njoftoi edhe se në shkollën fillore “Drita” në Rashçe, është dëmtuar dera hyrëse e shkollës, por nuk është vërejtur se mungon ndonjë material zgjedhor. MPB apelon për votim të qetë dhe demokratik. pasi në të kundërtën, nuk do të ketë aspak tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.

“Deri në orën 12, nuk është regjistruar ndonjë rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Deri më tani janë regjistruar vetëm dy raste të fotografimit të votës. Në orën 9, gjatë votimit në çerdhen “Llalle Sërniçka” në Aerodrom, kryetari i komisionit zgjedhor e ka vërejtur votuesin 36 vjeçar duke e fotografuar votën me celular. Personi me inicialet R.GJ është arrestuar. Kur të dokumentohet i gjithë rast, ndaj tij do të ngritet kallëzim. Gjithashtu në vendvotimin 1515 në fshatin Obërshani, në Krivogashtan, një qytetar me iniciale K.P është vërejtur se fotografon fletën e votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme. /SHENJA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme