Polici i rrejshëm ndalon automjetet në rrugën Ohër-Kërçovë

22:44 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është ngritur kallëzim penal kundër A.I. (44) nga Ohri për shkak se është paraqitur si polic i rrejshëm.

“Më 15.03.2020 në rrjetin social Facebook në profilin e tij ka publikuar fotografi në të cilën shikohet se si me një plakë “stop” të rrejshëm të përpunuar në mënyrë të paautorizuar ka kryer aktivitete policore, ka ndaluar automjete në rrugën rajonale Ohër-Kërçovë”, theksojnë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme