Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot përmes ‘Facebook’ njoftoi se rreth 5.000 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot do të marrin bunus-pagë prej 25.000 denarëve.
“Për herë të parë ju mundësojmë zyrtarëve policorë ta realizojnë të drejtën ligjore që t’ju paguhet paga shtesë dhe bonusi”, shkruan Spasovski duke sqaruar se këtë shtesë mund ta marrin policët të cilët nuk kanë munguar 21 ditë në vjet dhe ata të cilët kanë punuar më shumë se 150 orë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sindikata e Policisë së Maqedonisë nëpërmjet ‘Facebook’ njoftoi të punësuarit në MPB se sot në xhirollogari për 5.000 të punësuar të cilët përmbushin kushtet për pagesën e bonus-bagës për vitin 2011 do të kenë rreth 25.0666 denarë, aq sa është një pagë mesatare në Maqedoninë e Veriut.
Ata theksojnë se këtë të drejtë e kanë sipas nenin 117 alinea 4 nga Ligji për marrëdhënie pune dhe të gjithë të punësuarit në MPB që kanë punuar 150 orë më shumë nga koha e punës, dhe gjatë vitit nuk kanë munguar më shumë se 21 ditë.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje