Dështimi, javën e kaluar i nënshkrimit në Beograd, të një marrëveshjeje ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, ka bërë që krerët e koalicionit qeverisës pro-serb, në Podgoricë, të kërkojnë marrjen në përgjegjësi të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, i cili megjithëse kishte udhëtuar për në Serbi për të firmosur marrëveshjen, në momentin e fundit ishte bërë pishman.
Kjo ka bërë që koalicioni i cili përfaqësohet me 26 deputetë dhe përbën dy të tretat e shumicës parlamentare të arrijë në përfundimin për ‘shkeljen e parimeve bosht të koalicionit’, ndërsa ‘Kryeministri ka keqpërdorur durimin dhe ka humbur mbështetjen,’- thuhet në një deklaratë të lëshuar të martën në mbrëmje: ‘Mosfirmosja e Traktatit themeltar (me Kishën Ortodokse Serbe), qëndrimi i pahijshëm dhe i papërgjeshëm ndaj njerëzve besimtarë dhe Kishës Ortodokse Serbe është goditja më e madhe politike për koalicionin tonë nga ana e kryeministrit,’ – thuhet në deklaratën e përbashkët duke lënë të kuptohet se do të kërkohet shkarkimi i Kryeministrit Krivokapiç.
Se tensionet politike po rriten në Podgoricën zyrtare, flet dhe fakti se këtë të mërkurë shefi i qeverisë malazeze refuzoi të marrë pjesë në një seancë pyetjesh në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes duke e arsyetuar këtë me faktin se këtë e kishte bërë ditë më parë duke iu përgjigjur deputetëve me ç’rast u gjet në thumb të kritikave të atyre ‘deputetëve dhe prijësve politik të cilët krijuan listën zgjedhore të cilës i kam prirë më 30 gusht’- thuhet në reagimin me shkrim të kryeministrit malazez.
Vëzhguesit në Podgoricë, ndërkaq thonë për Tv Klan Macedonia se pritet reagimi i partisë URA, kreu i së cilës Dritan Abazoviç është zëvendëskryeministër dhe deri tani është pozicionuar kah shefi i qeverisë. Aktualisht, dy janë skenarët: që vendi të çohet në zgjedhje të parakohshme ose që të krijohet një mazhorancë e re parlamentare, kësaj radhe mes grupimit URA dhe partisë së presidentit Milo Gjukanoviç./klanmacedonia/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...