Në konferencën ndërqeveritare të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, e cila u mbajt të mërkurën në Bruksel, u miratua Raporti për Vlerësimin e Përmbushjes së Standardeve të Përkohshme në Kapitujt e Sundimit të Ligjit (IBAR).
Mali i Zi, i cili prej 12 vitesh është në procesin e negociatave për anëtarësim në bllokun evropian, doli nga ngërçi shumëvjeçar i negociatave duke miratuar IBAR-in.
Qeverisë së Malit të Zi në Bruksel iu prezantuan standardet përfundimtare për mbylljen e kapitullit, që do të çonte në përfundimin e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.
Ministrja belge e Punëve të Jashtme, Haxha Lahbib, tha se gjatë vizitës së saj të fundit në Podgoricë ka parë vendosmërinë e qytetarëve dhe autoriteteve malazeze për të përshpejtuar integrimin.
“BE-ja pret që Mali i Zi të vazhdojë të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi ajo.
Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi tha se “Konferenca e sotme ndërqeveritare është një tregues se BE-ja është e gatshme për zgjerim të mëtejshëm”.
Varhelyi tha se “procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita, duke shtuar se nevojitet vullnet i vazhdueshëm politik për të vazhduar rrugën evropiane të Malit të Zi”.
“Unë pres që Mali i Zi do të jetë në gjendje të mbyllë një numër të madh kapitujsh në gjashtë muajt e ardhshëm,” tha ai.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se Mali i Zi ka pritur “prej 11 vitesh” për të arritur këtë rezultat. Spajiç shfaqi besimin se 18 deri në 24 muajt e ardhshëm do të shënohen me progres teknik.
“Është një punë shumë e vështirë. Shpresojmë që parlamenti të vazhdojë të jetë mirëkuptues dhe të na shtyjë drejt të njëjtit qëllim”, tha ai.
Meqenëse negociatat e anëtarësimit me Serbinë mbeten të ngrira për shkak se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Mali i Zi konsiderohet të jetë më i avancuari në procesin e anëtarësimit në BE.
Mbajtjes së konferencës ndërqeveritare i parapriu një vlerësim i Komisionit Evropian, i cili konkludoi se Mali i Zi ka përmbushur standardet e përkohshme dhe ka arritur një rezultat të mirë në nivelin e përputhshmërisë dhe ka përparuar në zbatimin e standardeve të BE-së në kapitujt 23 dhe 24.
Kapitulli 23 i referohet drejtësisë dhe të drejtave themelore, ndërsa kapitulli 24 mbulon drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.
Ata dy kapituj janë të parët që hapen në negociatat për anëtarësim dhe të fundit që mbyllen.
Përparimi në kapitujt 23 dhe 24 është i nevojshëm për të hapur secilin kapitull dhe një ngërç i mundshëm mund të shkaktojë një bllokim në negociata apo edhe një pengesë në proces.
Në vitin 2008, Mali i Zi aplikoi për statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë në BE. Ajo e mori atë në vitin 2010 dhe negociatat e anëtarësimit filluan në vitin 2012. Në negociatat e anëtarësimit, Mali i Zi hapi të gjithë kapitujt dhe mbylli përkohësisht vetëm tre./voa/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...