Ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev konsideron se Bullgaria nuk do ta bllokojë konferencën e parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Reagimi vjen menjëherë pasi që zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçnov deklaroi se nëse nuk zgjidhen çështjet historike me Maqedoninë atëherë Bullgaria do të bllokojë konferencën ndër-qeveritare, përcjell telegrafi maqedoni.
“Unë mendoj se kjo nuk do të ndodh. Bullgaria gjithmonë ka mbështetur RVM-në dhe prosperitetin e saj demokratik dhe evropian. Agjenda e Sofjes, kur Bullgaria ishte kryesuese me BE-në, hapi rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bullgaria e para e pranoi Maqedoninë. Ne jemi popull vëllazëror”, tha Plevneliev.
Sipas tij, çështja me mospajtimet rreth figurs së Goce Dellçevit duhet të zgjidhet.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban