Ohri do të mbetet pa plazhet më atraktive. Ato do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, sepse objektet do të hiqen, ndërsa deri në muajin mars vitin e ardhshëm do të publikohet shpallje e re për koncesionerët.
Planifikohet të lëshohen nën kritere shumë më të rrepta. Koncesionerët aktualë po veprojnë në mënyrë të paligjshme, sepse kontratat e tyre kanë skaduar. Në të ardhmen nuk do të ketë më plazhe në një pjesë të bregut të liqenit.
“Do të vazhdojmë të heqim një pjesë të plazheve që janë brenda fushëveprimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik …. Së pari do të fillojmë të heqim gjithçka që është në ujë. E di që disa nga ato ndërtesa janë të bukura dhe përfaqësuese dhe me të vërtet është për të ardhur keq që duhet të hiqen dhe toka të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Nuk ka asnjë kornizë ligjore për ne që të legalizojmë ato ndërtesa dhe pastaj ta japim tokën me qira një pronari tjetër kur ndërtesa nuk është e jona” – tha Konstantin Gjeorgjieski – Kryetar i Komunës së Ohrit.
Njoftimet e tilla vijnë pas një vonese katër-mujore në aksionin për të hequr ndërtesat e paligjshme. Kryetari i komunës justifikohet se ata nuk kanë para në buxhet, por edhe se është e vështirë të gjesh kompani për prishje. Tani ai pret ndihmën e paralajmëruar nga shteti në vlerë prej gjashtë milion denarësh. Ai do të vazhdojë të shembet përgjatë vendbanimit turistik Shën Stefani. Por aktivistët civil nuk janë shumë optimist.
“Sipas tregimeve të baballarëve të qytetit, është përgatitur një listë e ndërtesave pa leje, të cilat ende nuk e kanë parë ditën dhe nuk është bërë publike. Mendoj se e gjithë kjo është një lloj politike në kuptim të asaj do ta bëjmë, për dy-tre ditë, dy-tre ditë, dhe ja kaluan një vit e gjysmë. Këtë vit, nuk u mbajt as konferenca e UNESCO-s në Kinë. Por mendoj se si Ohri, ashtu edhe Shqipëria do të ishin kritikuar ashpër sepse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim nga të gjitha 10-15 vërejtjet që u bënë dhe nuk u zbatuan” – u shpreh Trajçe Taleski, Ohri SOS.
Ndryshe nga Ohri, në Strugën fqinje, situata është status quo. Kryetari Ramiz Merko ka deklaruar disa herë deri më tani se nuk ka ndërtesa të paligjshme përgjatë bregut të liqenit, përkundër faktit se statistikat në komunë thonë se janë paraqitur 3,300 kërkesa për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në të gjithë territorin. Autoritetet atje i referohen Gjykatës Kushtetuese, e cila miratoi një ndalesë të përkohshme mbi batimin e vendimit të qeverisë teknike për kthimin e plazheve përgjatë bregut të liqenit Ohër-Strugë në gjendjen e tyre të mëparshme. Në Ohër, numri i ndërtesave të paligjshme në zonën e mbrojtur është 409./alsat m
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...