Qëndrime të ndryshme në Ohër dhe Strugë pas vendimit të Qeverisë që koncesionerët duhet t’i lëshojnë plazhet me të cilat menaxhojnë me vite të tëra dhe t’i kthejnë ato në gjendjen e mëparshme.
Ata kanë menaxhuar me plazhet me vite të tëra, por tani do të duhet t’i largojnë të gjitha objektet e ndërtuara në to. Disa organizata joqeveritare në Strugë e përshëndesin këtë vendim.
Sektori civil, Strugë:
“Nismat për menaxhimin e bregut të liqenit të Ohrit t’i kthehen Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në mënyrë që ndërtimi i paligjshëm menjëherë të ndërpritet.”
Qytetarët, nga ana tjetër, kanë mendime të ndryshme.
“… Gjithkund qëndron që 40% e plazhit duhet të jetë e lirë. A e dini sa ka vend të lirë? 0%. Nuk është patjetër të prishen, por duhet të rregullohen”.
Por, ata që e sigurojnë ekzistencën nga puna në plazhe kanë frikë se do të mbeten pa punë.
“Ne duam të qëndrojmë, por pas kësaj të gjithë do të mbetemi rrugëve. Edhe shefat thanë se do të duhet të largohemi …”-theksoi Aleksandar Stefanovski, i punësuar në plazh.
“Gjithashtu do të bjerë edhe oferta në Ohër. Unë nuk e di se si dikush do të sistemohet në pjesën e vjetër, do të paguajë apartament dhe nuk ka ku të shkojë në plazh”-tha Marjan Labroski, i punësuar në plazh.
Komuna e Strugës një ditë më parë njoftoi se së bashku me koncesionarët do të ankimojnë vendimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...