Platforma për barazi gjinore do të kërkojë nga Qeveria ndryshime në ligjin aktual me të cilin rregullohet çështja e abortit, me ndihmë të ekspertëve nga Organizata botërore e shëndetësisë dhe me pjesëmarrje të shoqatave qytetare, ndërsa nga Ministria e shëndetësisë tërheqjen e Rregullores për përmbajtjen dhe mënyrën e këshillimit të gruas shtatzënë para ndërprerjes së shtatzënësisë.
Nga Platforma kërkojnë që deri në sjelljen e një rregullore të re të bazuar në Ligj të ri për ndërprerjen e shtatzënësisë të përdoren mënyrat e abortit të sigurt dhe legal të Organizatës botërore të shëndetësisë.
Këto kërkesa, siç njoftojnë nga Platforma për barazi gjinore, janë diskutuar në debatin e sotëm profesional “Aborti nuk është i sigurt nëse është maraton me pengesa”, të mbajtur me rastin e 28 shtatorit-Ditës ndërkombëtare e aksionit për qasje në abort të sigurt dhe legal.
“Mbi 30 përfaqësues të sektorit civil, ekspertë dhe institucionet përkatëse, ndër të cilat edhe këshilltari për shëndetësi i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Venko Filipçe dhe zëvendës ministri i shëndetësisë, Goce Çakarovski u pajtuan rreth nevojës së domosdoshme për përmirës të ligjit retrograd dhe i përkrahën kërkesat”, thuhet në kumtesën e Platformës për barazi gjinore./Telegrafi/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...