Google ADS

Plagosja e inspektorit në Gjorçe, të arrestuarit shtetas të Kosovës

15:04 | 2 Mars 2021
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje rreth personave të arrestuar mbrëmjen e djeshme, pas incidentit të armatosur në Gjorçe të Shkupi.

MPB njofton se makina “Golf” që kishte gjuajtur drejt makinës tjetër në Gjorçe, ku u plagos inspektori i policisë Z.R. është kapur rreth orës 19:00 në “Rrugën e Kaçanikut”.

Uniformat blu thonë se në lidhje me rastin janë arrestuar dy shtetas të Kosovës, 40-vjeçari B.V. dhe 38-vjeçari I.Ll.

Ndryshe, inspektori i policisë u plagos në afërsi të rreth-rrotullimit pranë kishës në Gjorçe. Jozyrtarisht mësohet se personi i plagosur, respektivisht Z.R., është djali i ish-kryetarit të Bashkësisë Fetare Islamike, Sulejman Rexhepi.

I plagosuri është dërguar në në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme