Policia ushtarake pranë Ministrisë së mbrojtjes, ka njoftuar stacionin policor në Negotinë se dje rreth orës 12 të mesditës është lënduar rëndë një ushtar nga Shkupi.
Lëndimi i tij ka ndodhur gjatë realizimit të stërvitjes ushtarake të gjuajtjes me raketahedhës dore. Bëhet fjalë për ushtar profesionist të moshës 35 vjeçare, shkruan Gazeta Lajm.
Ai është transferuar me veturën e Ndihmës së shpejtë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori publik, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekip hetues policor, si dhe pjesëtarë të Policisë ushtarake pranë Ministrisë së mbrojtjes.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...