Plagoset politikani shqiptar në Kërçovë (VIDEO)

21:24 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Sonte në ora 18:45 në Kërçovë ka ndodhur një aksident me armë zjarri me ç’rast kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kandidati i pavarur për këshilltarë Alit Abazi. Alsat mëson se përveç Abazit gjatë incidentit është plagosur edhe Destan Abdiu dhe një person tjetër.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

“A.A. i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH.D. i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova. Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”, njoftojneë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Policia menjëherë pas incidentit ka arrestuar personin A.A. Sipas të dhënave të para, shkak i sulmit kanë qenë disa mosmarrëveshje për të cilët ka pasur edhe proces gjyqësor./alsat-m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme