Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe me rroba civile janë parë në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në veri të Mitrovicës.
Këtë qendër e ka vizituar edhe ambasadori Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviç.
Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime.
Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë.
Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15.137 persona.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation