Një serb me emrin Rade Stançiç, me banim në Zvicër është konfliktuar në një kafe me një pilot anglez, për shkak se ky i fundit ka thënë se është krenar se e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999.
Piloti kishte thënë se “serbët janë të mirë vetëm kur ulin kokën dhe bombardohen”.
Ka qenë kjo frazë që kanë nxehur serbin Stançiç dhe ka bërë që të përdorë dhunë kundër anglezit. Rade Stançiç është pronar i disa lokaleve të muzikës serbe në Zvicër dhe se në këto lokale këndohej këngë nga Serbia. Ngjarja ka ndodhur në Zyrih. Dhunuesi Rade Stançiç, pas ngjarjes është paraburgosur. “Unë isha në kafe bashkë me një shok, kur kam dëgjuar një politikan, së paku kështu ishte veshur, ndoshta zyrtar i një komuniteti të vogël që fliste për Serbinë. Ai thoshte se kishte qenë pjesëmarrës në bombardimet që i janë bërë shtetit serb dhe Beogradit nga ana e NATO-s dhe se krenohej me këtë gjë. Nuk mund të duroja poshtërimin në ato momente dhe e godita”, ka thënë shtetasi serb për gazertën “Kurir”.
Historia është konfirmuar edhe nga shoku i Stançiç, Dushan Stefanoviç. Ky i fundit ka thënë për mediet serbe se piloti anglez i kishte fyer serbët si komb. Për Stefanoviç, miku i tij serb nuk kishte faj, pasi vetëm sa u përpoq që anglezi të mos fyente. “Rade ka shkuar në tavolinën ku bëhej muhabet për Serbinë dhe fyheshin serbët dhe se aty anglezi është ngritur për ta rrahur. Më tej, Rade nuk ka duruar më dhe ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Stefanoviç. Ai ka shtuar se Rade Stefanoviç është shumë i ndjeshëm për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, gjatë të cilave kanë humbur jetën 2 500 persona.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...