Zëvendësministrja plotësuese në e MPB-së, Slavjanka Petrovska, reagoi ndaj telegramit të ministrit teknik, Çulev, ku dha urdhër gjithë njësive organizative të veprojnë sipas rregullave ligjore, duke aluduar në vendimet e dhëna me nënshkrimin e tij.
Petrovska thotë se Çukev nuk i ka respektuar ligjet dhe se ministrit duhet t’i bëhet e qartë se vendimet e Qeverisë nuk mund të anulohen anulohen me telegram.
“Puna në MPB sipas ligjeve dhe rregullave është bazë për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, që është edhe qëllimi kryesor se pse është formuar qeveria teknike”, thotë Petrovska.
Ajo thotë Se Qeveria në mbledhjen e djeshme mori vendim për anulimin e gjithë vendimeve në të cilat, Naqe Çulev nuk i ka respektuar ligjet pozitive dhe aktet nënligjore.
“Secili jurist e ka të qartë se vendimi i sjellur në procedurë ligjore nuk mund të suspendohet me telegram, kështu që ai që nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet ta shprehë sipas procedurave ligjore para institucioneve, dhe jo me telegram”, thotë Petroska.
Ajo shtoi se, ministri teknik nuk duhet të keqpërdorë pozitën e tij dhe t’i nxisë të punësuarit të shkelin ligjit dhe të mos respektojnë vendimin e Qeverisë.
“Ju bëj thirrje të punësuarve në MPB ta ruajnë integritetin e tyre profesional dhe personal dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje të disa shprehive të vjetra ilegale dhe sjellje diktatoriale”, reagon zëvendësministrja Slevjana Petrovska./Telegrafi/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...