Në prani të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, guvernatorit të shtetit federal të Vermontit, Fil Skot dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajorit Gregori Najt në Berlington solemnisht u shënua 30 vjetori i partneritetit midis Ushtrisë sonë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.
“Duke parë pas, në tre dekadat e fundit, përkujtohemi në individë të panumërt të cilët i janë përkushtuar këtij bashkëpunimi me ekspertizën dhe profesionalitetin e tyre. I admiroj vizionarët, vendosmërinë dhe besimin e fortë në këtë partneritet, që bëhet më i fuqishëm. . Disa dekada më parë luftonim me kriza të brendshme. Sot jemi një vend anëtar i NATO-s. Para disa vitesh kërkuam ndihmë urgjente. Sot Maqedonia e Veriut nuk është më pjesë e problemit, ajo është pjesë e zgjidhjes. Përmes këtij partneriteti po ndërtojmë kapacitetet tona kombëtare, i përmirësojmë procedurat tona, e modernizojmë armatën tonë, por më e rëndësishmja është se kemi ndërtuar një miqësi shumë të fortë”, deklaroi Petrovska para të pranishmëve në pritjen solemne me rastin e 30 vjetorit jubilar.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes, porositi se tri dekadat e kaluara janë shënuar nga bashkëpunimi i shkëlqyer, mirëkuptim të ndërsjellë dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave. Garda Kombëtare e Vermontit, tha gjenerali Gjurçinovski, është më shumë se një partner i Ushtrisë.
Në solemnitet fjalim mbajti edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjenerali Najt, i cili theksoi se pjesa më e rëndësishme e partneritetit është miqësia dhe se me padurim i pret 30 vitet e ardhshme në të cilat ky partneritet do të arrijë potencialin e tij të plotë.
Gjatë ditës së djeshme, Petrovska dje e vizitoi bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Vermontit, si dhe Qendrën Operative për RasteUrgjente të Vermontit, ku realizoi takim me drejtoreshën e Qendrës, Erika Borneman.
Gjatë ditës do të mbahet ceremoni solemne dhe pritje nga ana e guvernatorit të Vermontit, Fil Skot, ku me ministren Petrovska do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për partneritetin 30-vjeçar. Nëherësh, Petrovska do ta vizitojë edhe universitetin ushtarak “Norviç”, që është akademia ushtarake më e vjetër private në SHBA dhe ku kadetët e Maqedonis së Veriut patën mundësi të avancojnë njohurinë e tyre. Në “Norviç”, Petrovska do të realizojë takim me kryetarin e Universitetit, gjeneralmajor Mark Anarumo, me të cilin do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e bashkëpunimit.
Petrovska do ta vizitojë edhe skuadronin e operacioneve kibernetike dhe batalionin për operacione informative./telegafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...