Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Sllavjanka Petrovska në emisionin “24 analiza” foli për rolin e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar në NATO dhe rolin e ushtrisë në krizën e Ukrainës.
Ajo tha se Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë nëse ka konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s, por sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, nuk mund të dërgohen ushtarë në territorin e shteteve të huaja që nuk janë pjesë e NATO-s të cilët nuk janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, tha ajo.
Sipas saj, në asnjë moment nuk ka përdorur terminologjinë se do t’i shpallim luftë ndonjë shteti tjetër./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...