Google ADS

Petrovska: Çulev lexoi tekst partiak, të shkruar nga këshilltarët në hije

17:57 | 28 Janar 2020
A. B.

Zv.ministrja plotësuese e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska, ka reaguar ndaj konferencës së sotme të ministrit Naqe Çulev, i cili tha se në MPB ka parregullsi me resurset njerëzore.

Petrovska tha se “Çulev është dashur të dijë se këtë vit ishte zbatuar reforma e dytë kyçe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ndarjen e DSK-së së deritanishme nga MPB-ja dhe formimin e Agjencisë së re për siguri nacionale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si rezultat i procesit të selektimit të kuadrove në ASN-në e re, rreth 270 të punësuar nuk ishin selektuar në Agjencinë e re, dhe në pajtim me ligjin ata mbeten si të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Procesi i sistemimit të tyre, potencoi Petrovska, kishte filluar dhe mbi 50 për qind ishin sistemuar në procedurë adekuate ligjore dhe ata të punësuar, thotë, nuk kanë parashtruar ankesa”.

“Pas tre telegrameve skandaloze, prej të cilave pasojat ende nuk janë tejkaluar në tërësi,. Naqe Çulev doli në konferencë për shtyp ku në vend se të shquhet si profesionist, lexoi tekst partiak, të shkruar nga këshilltarët në hije. Identifikimi i kumtesave partiake dhe interpretimeve në ministri flet për pamundësinë që të dilni nga ndikimet partiake”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se vendimet e tjera janë në pajtim me nevojat e shërbimit dhe rregullores së re për sistematizim të vendeve të punës dhe të njejtat janë lëshuar në procedurë ligjore.

Ndërsa sa u përket padive për orë shtesë të papaguara, ajo tha se në buxhet për këtë vit në MPB janë siguruar mjete financiare për pagesë të rrogës bonus, me qëllim që të mos ketë padi të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme