“U konstatua kategorikisht – nga provat dhe ekspertiza se tragjedia në rrugën “Struma” është shkaktuar nga sjellja e shoferit”, tha hetuesi Mladen Petrov për “BTV” për incidentin me autobus që mori jetën e 45 personave nga Maqedonia.
“Sjellja e shoferit është arsye pse ka ndodhur ajo situatë dhe për të zhvilluar aksidenti që përfundoi me këtë rezultat”, tha Petrov.
Sipas tij, të gjitha spekulimet për praninë e lëndëve të ndezshme në autobus janë kontrolluar dhe pa mëdyshje është vërtetuar se nuk ka pasur një gjë të tillë.
“Në situatën specifike, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e rrethojës mbrojtëse ka sjellë depërtimin dhe shkatërrimin e elementëve strukturorë, shtypjen e rezervuarit, ngjeshjen e përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shkëndija të bollshme të shkaktuara nga fërkimi në të cilin arrihet temperatura dhe presioni i nevojshëm për ndezjen e karburantit”, tha Petrov.
Lidhur me spekulimet se incidenti ka ardhur si pasojë shënimeve në autostradë të Strumës, Petrov shtoi se dukshmëria nuk ka qenë e dëmtuar./Telegrafi/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...