Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij në Berlin, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Veriut , Nenad Gjuriq, i dha një goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit.
Petkoviq, thotë se Kurti me këtë ‘shkaktoi ankth te serbët e Kosovës, teksa shtoi se mbrëmë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar mbrëmë shtatë orë me përfaqësuesit politik të serbë nga Kosova’, raporton Tanjug, transmeton arbresh.info.
“Populli ynë është i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur të drejtën e tij për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre. Presidenti Vuçiq u tha atyre se ai i kupton ata dhe vuri në dukje të gjitha pasojat nëse shpërbëhet Marrëveshja e Brukselit. Ata thanë se e kuptojnë presidentin, por ata duan që asnjë serb të mos largohet nga Kosova ”, është shprehur Petkoviq.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...