Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Pekotviç, ka reaguar lidhur me deklaratat që kryeministri Albin Kurti, bëri për asociacionin e komunave me shumicë serbe, në intervistën e dhënë për emisionin Debat, në A2 CNN.
Kurti kujtoi se marrëveshja e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç në vitin 2013 dhe që Serbia këmbëngul që të zbatohet është shkelur prej saj me të dyja këmbët
Petkoviç tha se e vetmja gjë për të cilën Albin Kurti është gati, është të vazhdojë terrorizimin e popullit serb në veri.
“Me të njëjtin obsesion me të cilin ka përndjekur popullin serb tre vitet e fundit, ai mund t’i përkushtohej detyrimeve të dialogut, dhe serbët do të kishin tani asociacionin e komunave serbe, do të kishin të garantuar sigurinë që nuk e kanë sot”, thotë Petkoviç.
Sipas tij, Beogradi i ka zbatuar detyrimet e veta, dhe reagimi i popullsisë serbe ndaj terrorit shumëvjeçar nuk është alibi që Kurti të shmangë detyrimet e tij.
Petkoviç shton më tej, se Kurti, i cili prej më shumë se dy vitesh akuzon Beogradin se dëshiron trazira në rajon, rezultoi si i vetmi udhëheqës i dhunshëm dhe zjarrvënës në Ballkan./A2CNN
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...