“Është shumë me rëndësi të vazhdojë dialogu konstruktiv me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov pas audiencës tek Papa Françesku në Vatikan, duke e komentuar takimin e ardhshëm me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sipas Petkovit, edhe pse ka shumë forca nga të dyja palët në kufi të cilët tentojnë ta shtyjnë këtë dialog nga konstruktiviteti, ai duhet të mbështetet dhe të vazhdojë.
Për heqjen e vetos, theksoi Petkov, mund të flitet pasi Ministria e Punëve të Jashtme do t’i prezantojë rezultatet e fundit nga avancimi në dialogun me Maqedoninë e Veriut. Rezultatet më pas duhet të dorëzohen në parlament, i cili do të debatojë dhe do të japë qëndrim të qartë për atë çka duhet të bëjë qeveria bullgare.
“Gjithçka tjetër do të shfrytëzohet për qëllime brendapartiake në Bullgari. Kjo është çështja jonë dhe duhet të ketë konsensus të gjerë i cili do ta përfshijë edhe koalicionin qeveritar edhe opozitën. Për çështjen kombëtare si kjo, e cila është aq e rëndësishme, askush nuk ka të drejtë të vendos vetë”, tha Petkov nga Roma.
Ai sërish kërkoi që presidenti Rumen radev ta thirr Këshillin për siguri kombëtare për negociatat me Maqedoninë e Veriut, sepse nga takimi i fundit kanë kaluar gjashtë muaj.
Petkov tha se me Papën nuk kanë biseduar për Maqedoninë e Veriut.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...