Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në një intervistë për “BTV” për çështjen e kontestit me Maqedoninë, tha se gjëja e parë që duhet bërë është ndryshimi i retorikës.
“Duhet të fillojmë të flasim për të gjitha përfitimet e fqinjësisë së mirë, sa më shumë biznes mund të bëjnë kompanitë tona, si të ndërtohet shpejt linja hekurudhore Sofje-Shkup, pse nuk ka kalendar të përbashkët kulturor”, tha Petkov dhe shprehu besimin do të zgjidhet një kryeministër i ri në Maqedoninë e Veriut.
“Kam në plan të shkoj në Maqedoni e Veriut kur ta zgjedhin dhe do të biem dakord për punën e këtyre grupeve. Dua 5 grupe – ekonomi, infrastrukturë, kulturë, integrim evropian dhe histori. Unë dua që ata të takohen një herë në muaj, të mos takohen në të njëjtën kohë, të kenë rezultate nga puna e tyre”, tha Petkov.
Sigurisht që ka vija të kuqe, shton ai.
“Më e rëndësishmja është që maqedonasit me rrënjë bullgare të mbrohen nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes. Ky duhet të jetë një synim themelor për çdo qytetar evropian. Nuk mund t’i fshehim faktet. Është më e lehtë, kur shohim se sa mund të marrim nga të dyja palët, të mendojmë për mundësitë për gjëra që janë të pranueshme për të dyja palët. Nuk do të heqim dorë nga pozitat serioze, së bashku mund të fitojmë shumë”, ka shtuar Petkov.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...