“Në planin afatgjatë, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov për Nova TV me bazë në Sofje.
“Kjo është arsyeja pse retorika politike duhet të kapërcehet dhe duhet bërë punë”, tha Petkov, duke shtuar se vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave të vendit me BE do të hiqet kur “puna të kryhet”.
Siç njofton AIM, Petkov theksoi se qeveria e tij “nuk do të bëjë asgjë” pa vendim të Kuvendit bullgar dhe asgjë nuk do të fshihet nga opinioni.
“Do të kërkohet mbrojtja e interesit bullgar në tërësi”, deklaroi Petkov.
Ai gjithashtu tha se në Bullgari ka pasur përpjekje për të “shitur idenë e devijimit ose të mos devijimit” nga qëndrimi bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut, por se e vërteta është se në planin afatgjatë Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimi Evropian”.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...