Është shuar zjarri i cili dje shpërtheu në hapësirat e bodrumit të një ndërtese në lagjen Përzhinos. Janë lënduar tre persona të cilët kanë thithur tym dhe janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, njofton MIA.
Bëhet fjalë për nënën dhe babin të cilët janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa fëmija 10-të vjeçar nga Toksikologjia është dërguar në Klikën për Fëmijë.
Drejtori i Klinikës të Toksikologjisë Niko Bekarovski për MIA-n deklaroi se të dy pacientët janë mirë dhe në gjendje stabile. Me siguri do të lëshohen në shtëpi gjatë ditës së sotme apo të nesërme.
Deri në orët e hershme të mëngjes ekipe të Brigadës së zjarrfikëse punuan në shuarjen e zjarrit./mia/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...