Pesë viktima dhe 87 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

16:00 | 16 Gusht 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.156 teste, ndërsa janë regjistruar 87 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve: Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 51 pacientë të shëruar nga: Shkupi-35, Kumanovë-1, Shtip-4, Tetovë-1, Gostivar-1, Probishtip-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-6.

Pesë pacientë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi, tre pacientë nga Shkupi (49, 74 dhe 72), një pacient nga Struga (53) dhe një pacient nga Berova (57). Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spitale.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 12.739 persona./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme