Google ADS

Pesë shtetas turq arrestohen në aeroportin e Shkupit

14:12 | 3 Gusht 2017
L G

Dje rreth orës 11:15 në Aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në dalje nga Republika e Maqedonisë janë paraqitur për udhëtim 5 shtetas të huaj të cilët i kanë pasur pasaportat e falsifikuara.

“Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të njëjtat i kanë të falsifikuara. Pas kryerjes së bisedave me personat, të njëjtët kanë deklaruar se pasaportat i kanë blerë nga 2.000 euro nga një person i panjohur nga Kosova. Personat janë privuar nga liria dhe u janë dorëzuar inspektorëve të Qendrës Rajonale – Veri – Shkup për procedurën e mëtutjeshme”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme