Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka sjellë disa vendime, si pasojë e përhapjes së coronavirusit.
Përveç ndërprerjes së procesit arsimor në çerdhe, shkolla dhe universitete për 14 ditët e ardhshme, Qeveria ka marrë edhe disa vendime tjera, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
– të forcohen masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së coronavirusit
– të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha çerdhet, shkollat e mesme dhe arsimin e lartë në 14 ditët e ardhshme. Ndërpriten gjithashtu edhe programet shtesë, siç janë kurset për gjuhë të huaja dhe të ngjashme.
– për zbatimin e kësaj mase njëri nga prindërit e fëmijëve deri 10 vjet, do të lirohet nga marrëdhënia e punës
– të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet në hapësira të mbyllura dhe të hapura, si dhe të gjitha manifestimet kulturore, me mbi 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhshme. Qeveria rekomandon të mos mbahen edhe tubimet me më pak se 1000 pjesëmarrës.
– të ndalohet prania e shikuesve në të gjitha ngjarjet sportive në 30 ditët e ardhshme
– të ketë vetëizolim nga të gjitha personat që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë, në 14 ditët e ardhshme
– të ndalohet importi i pajisjeve mjekësore nga operatorët ekonomikë dhe prodhuesit e Maqedonisë së Veriut, përveç me leje të veçantë që e jep Ministria e Shëndetësisë
– të shmanget udhëtimi në vendet me rrezik të lartë
– personat e moshuar dhe të sëmurët kronik të shmangin transportin publik
– KSHZ-ja të punësuarit nga institucionet shëndetësore t’i lirojë nga pjesëmarrja në procesin zgjedhor dhe t’i zëvendësojë me persona tjerë
– personat fizik dhe juridik që nuk i respektojnë rekomandimet do të dënohen në bazë të nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal
– të vendoset “health care” karta për të gjitha fluturimet dhe kompanitë ajrore
– të ndalohet organizimi i transportit ndërkombëtar me autobus, furgon, minibus dhe të tjera, drejt vendeve me rrezik të lartë drejt Maqedonisë së Veriut
– të forcohet prania e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në të gjitha kalimet kufitare
– të gjitha ndërmarrjet publike dhe private të bëjnë dezinfektim të hapësirave dhe mjeteve të udhëtimit
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...