Përshpejtim të vaksinimit në Maqedoni

09:07 | 28 Qershor 2021
V. S.

Dje në Maqedoni kanë arritur 500 mijë doza të vaksinës të prodhuesit kinez Sinovak dhe me këtë kërkohet që të përshpejtohet procesi i vaksinimit me dozën e parë dhe dozën e dytë.

Kjo do të thotë se sjellja e fundjavës së kaluar është më e madhja deri tani. Me këtë lëvizje Maqedonia e Veriut do të tentojë mbulim të kërkesave të qytetarëve që deri tani presin për vaksinim dhe tanimë janë të regjistruar online.

Imuniteti kolektiv pritet të arrihet deri në fund të muajve të verës dhe me këtë shteti do të jetë më i sigurtë për ndonjë vale të re të coronavirusit dhe llojeve të reja. Deri ditën e shtunë janë vaksinuar 510,351 qytetarë, 214 prej të cilëve janë me dy doza.

462,211 janë të paraqitur në shtet me interesim për tu vaksinuar dhe me rregullat e reja pritet që të rritet numri i të interesuarve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme