Përplasje verbale në mes zëdhënësve të partive maqedonase, Naum Stoillkovski dhe Darko Kaevski, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Në fakt ka qenë zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoillkovski, ai i cili e ka ndërprerë konferencën për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së Darko Kaevskit, duke i thënë se “që në moshën 30-vjeçare ka arritur që në xhirrollogarinë e tij të ketë 4 milionë euro”.
Kaevski ishte duke mbajtur konferencë, në të cilën kërkonte dorëheqje nga udhëheqësia e OBRM-DPUKM-së, pas pranimit të fajit të disa prej të akuzuarve në rastin “Titanik”.
Stoillkovski nuk e la ta Kaevskin ta përfundojë konferencën, ndërsa në një moment i kërkoi që edhe të shkojnë në zgjedhje të reja kuvendare.
Kjo përplasje verbale e dy zëdhënësve u xhirua e gjitha nga kamerat./Telegrafi/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor