Përplasje me deklarata për shkak të tragjedisë në Tetovë, kanë ardhur në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Ky i fundit nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Zaevit, i cili tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje.
Sela thotë se Zaevin e ka verbëruar pushteti dhe se nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë dhe moralit.
“I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet, pa e shkelur. Por mos harro një gjë, jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh pse-në e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegjja, morali dhe jo pushteti”, ka shkruar Sela.
Ky reagim i tij vjen pasi gjatë ditës së sotme, kur kryeministri Zoran Zaev u pyet nga gazetarët nëse mendon të jep dorëheqje për shkak të tragjedisë në Tetovë, ai tha se nuk e ka ndërmjet ta bëjë këtë.
“Pse, që të jetë Mickoski kryeministër? Nuk mendova. Nuk mendova. Sepse do të jenë kryeministër apo zëvendëskryeministër kryetari i Aleancës kur do ta meritojnë. Kur do të kenë empati me popullin. Kur do të jenë këtu që të ndihmojnë. Kur do të japin ide dhe jo kështu fatkeqësinë të përdorin në mënyrën më perfide dhe në mënyrën më të keqe”, tha Zaev.
Ndryshe, për shkak të tragjedisë në Tetovë dorëheqjet e tyre i ofruan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani, por të njëjtat akoma nuk janë pranuar nga kryeministri Zoran Zaev./Telegrafi/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...