Pas plot 11 viteve, deputetët e VMRO DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin u rikthyen në kolltukët që i takojnë opozitës.
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi seancën e filloi në gjuhën shqipe, akt ky që i irritoi deputetet tashmë të opozitës, ata të VMRO DPMNE-së.Deputet Xhaferi fillimisht më lejoni tu them një punë që nga fillimi i seancës e bëni, e shkelni Kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në nenin 3 paragrafi një shkruan se gjuha zyrtare në Kuvend është gjuha maqedonase. Në paragrafin dy, deputeti i cili flet gjuhë të ndryshme nga maqedonasja, dhe që e flasin së paku 20% prej qytetarëve mund në seancë të trupit të punës dhe seancë të Kuvendit të flasë në gjuhën amë– tha Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE.
Xhaferi me kundërpërgjigje, derisa nuk më drejtoheni me kryetar, do të flas në gjuhën shqipe.
“Të ju rikujtoj i nderuar kolegë Milloshovski, se nëse vazhdoni t’i drejtoheni deputetit Talat Xhaferi, atëherë në përputhshmëri me Rregulloren dhe me ligjin, deputeti Talat Xhaferi ka të drejtë të përdorë gjuhën e tij” tha Xhaferi.
Goran Misovski nga shumica parlamentare akuzoi deputetët e VMRO-së se po pengojnë formimin e komisioneve dhe me këtë pamundëson funksionimin normal të Parlamentit.
“Është dita e nëntë prej kur VMRO – DPMNE refuzon, të përsëris, refuzon të dërgoj propozime për formimin e Komisioneve në Kuvend. Derisa deputetët e VMRO – DPMNE-s pengojnë formimin e komisioneve dhe grupeve të deputetëve, Kuvendi e ka të pamundur të jep zgjidhje ligjore– tha deputeti i PRSD Goran Misovski.
Sipas rregullores së Kuvendit, debati për Qeverinë e re do të zgjasë deri të mërkurën në mesnatë, kur edhe duhet të votohet Qeveria e Zoran Zaevit, raporton Alsat-M/Arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës