Nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pali”, në gjashtë muajt e parë të vitit, janë transportuar 1.041.583 udhëtarë, që paraqet rritje vjetore prej 21 për qind, në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Sipas “TAV Maqedoni” – koncesioner i aeroporteve në Shkup dhe në Ohër, në periudhën e njëjtë nga janari deri në qershor të këtij viti numri i fluturimeve në të dy aeroportet e Maqedonisë ka arritur 9.033, me rritje vjetore prej 16 për qind.
“Përderisa aeroportet evropiane kanë rritje mesatare në numrin e udhëtarëve prej 6,1 për qind në vitin 2018, TAV vazhdon të shënojë norma të larta dyshifrore në qarkullimin e pasagjerëve në aeroportet e Maqedonisë. Ky trend pozitiv në rritjen e qarkullimit ajror, e konfirmon potencialin e madh të cilin e ka tregu i aviacionit në Maqedoni. Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje maksimale për zhvillimin e aeroporteve në Shkup dhe në Ohër, me tërheqjen e linjave të reja ajrore dhe zgjerimin e rrjetit të destinacioneve, në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente shtetërore”, deklaroi Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Siç potencojnë nga kompania, rritja e qarkullimit të udhëtarëve me 21 për qind, që TAV Maqedoni e regjistroi nga janari deri në qershor të këtij viti, e tejkalon edhe rritjen mesatare të aeroporteve të vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së, e cila është 12,5 për qind në pjesën e parë të vitit 2018.
Destinacionet më të shpeshta sipas qarkullimit të udhëtarëve në gjashtë muajt e parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë: Stambolli, Cyrihu, Bazeli, Vjena, Malmo dhe Bratisllava.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin